Marrëveshja e Kursit (KDTH)
Vëmendje
Ju lutemi lexoni tekstin deri në fund për të aktivizuar butonin "Pranoj".
Duke aplikuar për pjesëmarrje në Kursin e Dijeve Themelore (KDTH) dhe duke pranuar këtë marrëveshje, unë deklaroj se kam lexuar me kujdes, kam kuptuar dhe pranoj plotësisht kushtet dhe rregullat e mëposhtme:
- Qëllimi i programit: Kursi i Dijeve Themelore (KDTH) është një program edukativ dyvjeçar, i konceptuar për përvetësimin sistematik të dijeve themelore fetare, në mënyrë të strukturuar, serioze dhe të qëndrueshme. Programi kërkon përkushtim, disiplinë dhe vazhdimësi nga secili pjesëmarrës.
- Kohëzgjatja dhe struktura e programit: Programi ka kohëzgjatje dyvjeçare dhe është i organizuar në katër (4) semestra, të zhvilluara sipas planprogramit të përcaktuar nga KDTH. Përfundimi i secilit semestër lidhet me përmbushjen e detyrimeve përkatëse akademike.
- Aplikimi dhe pranimi: Aplikimi në KDTH nuk nënkupton në asnjë mënyrë pranimin automatik në program dhe nuk prodhon asnjë detyrim ligjor, akademik apo organizativ për KDTH. Vendimi për pranim merret ekskluzivisht nga KDTH dhe njoftimi për pranim do të dërgohet zyrtarisht në adresën e emailit të përdorur gjatë aplikimit. KDTH rezervon të drejtën të refuzojë aplikimin pa qenë i detyruar të japë arsyetime shtesë.
-
Saktësia e të dhënave: Jam i vetëdijshëm se:
- plotësimi i pasaktë i të dhënave,
- deklarimi i informacioneve të pavërteta, ose
- mosplotësimi i plotë i formularit të aplikimit,
-
Orari dhe vendi i zhvillimit: Mësimi zakonisht mbahet:
- Ditën: e shtunë
- Orari: nga ora 08:30 deri në ora 11:30
- Vendi: ambientet e EDU360, Prishtinë, prapa Hotel Siriusit
- Pjesëmarrja dhe angazhimi akademik: Angazhohem të marr pjesë rregullisht në ligjërata, të respektoj orarin, të ndjek mësimin me vëmendje dhe të përmbush detyrat, ushtrimet dhe vlerësimet e përcaktuara gjatë secilit semestër.
- Etika dhe mirësjellja: Angazhohem të ruaj etikë të lartë dhe mirësjellje të denjë ndaj mësimdhënësve, stafit organizativ dhe pjesëmarrësve të tjerë. Çdo sjellje që cenon rendin, respektin ose frymën edukative të kursit konsiderohet shkelje e kësaj marrëveshjeje.
- Materialet mësimore dhe pronësia intelektuale: Jam në dijeni se të gjitha materialet mësimore të ofruara nga KDTH janë pronë intelektuale e kursit dhe ndalohet kopjimi, shpërndarja, publikimi apo përdorimi i tyre pa leje paraprake nga organizatori.
- Ndryshime dhe organizim: KDTH rezervon të drejtën të bëjë ndryshime të arsyeshme në përmbajtjen, planprogramin, metodologjinë, orarin ose organizimin e kursit, pa cenuar qëllimin themelor të programit.
- Përgjegjësia personale: E kuptoj se përfitimi nga programi varet në masë të madhe nga angazhimi im personal dhe se mungesat, neglizhenca apo mosrespektimi i rregullave ndikojnë drejtpërdrejt në ecurinë time akademike.
- Pranimi përfundimtar: Duke klikuar butonin “Pranoj”, dhe duke e plotësuar aplikimin, konfirmoj se kjo marrëveshje është e qartë për mua dhe se i pranoj të gjitha pikat e saj pa asnjë rezervë.